skip to Main Content

THASË LETRE

Thasët e letrës janë ato në të cilat kemi qenë duke u përqëndruar në më shumë se një dekadë deri tani, duke dëgjuar klientët tanë, duke parashikuar nevojat e tyre dhe duke ofruar zgjidhje të zgjuara, të përballueshme, me cilësi të lartë dhe të qëndrueshme. Në një botë me burime të pakta dhe shumë mbetje të padobishme, është e rëndësishme të ndihmojmë konsumatorët të ndryshojnë zakonet e tyre të paketimit të produktit dhe të lëvizin nga plastika drejt letrës.

Kjo është arsyeja pse ne kemi përqëndruar përpjekjet tona në thasët e letrës, që janë zgjidhja më e mirë për paketimin e materialeve të ndërtimit, ushqimin e kafshëve, miellin, çimentos, bimëve medicinale, kimikateve dhe shumë më tepër. Nëse jeni duke kërkuar për një produkt me performancë të lartë, miqësor me mjedisin, cilësor deri në paketimin e ushqimit dhe fleksibël – ju jeni në vendin e duhur.

Përdorimet

Thasët tanë prej letre kanë një mori aplikimesh në disa industri. Ne jemi këtu për t’u përshtatur me nevojat e biznesit tuaj dhe t’ju ndihmojmë të kaloni në përdorimin e paketimit të letrës, duke ofruar variante të ndryshme të thasëve të letrës në aspektin e madhësisë, materialeve, filmave, valvulave dhe konfigurimeve të tjera.

Disa nga industritë e mbuluara nga zgjidhjet tona janë si më poshtë:

  • Thasët e letrës për industrinë ushqimore (lloje të ndryshme të miellit, erëzat, etj)
  • Thasë letre me film për industrinë e ndërtimit (çimento, kollë, veshje, etj)
  • Bimët medicinale
  • Kimikatet
  • Ushqimet për kafshë

Kapaciteti ynë i prodhimit është 60 milion thasë në vit.

Përshtatje e ndryshime

  1. Letër me shkëlqim për shtresën e jashtme për një pamje të cilësisë së lartë dhe të mrekullueshme
  2. Opsione madhësish të ndryshme
  3. Hartime të ndryshme të valvulave, të përshtatura sipas nevojave të klientit
  4. Letër shumë e përshkueshme nga ajri për një kohë optimale të mbushjes
  5. Filmat si pengesë e lagështisë në trashësi prej 8 deri në 100μm
  6. Veshje anti-rrëshkitëse për rritjen e koeficientëve të fërkimit statik dhe dinamik
  7. Llak për të mbrojtur stampimin nga çngjyrosja e elementëve të tjerë.
  8. Letrat dhe ngjitës të tretshme në ujë
  9. Filma të brendshëm / veshje PE për produkte me lagështirë të mbetur ose produkte yndyrore
  10. Valvul e poshtëme për një mbyllje të shkëlqyer.

Dëshironi të mësoni më shumë rreth produkteve tona?

Back To Top