skip to Main Content

Çdo ditë shoqëria ballafaqohet me ndotjen e mjedisit me materiale të ndryshme artificiale dhe mbeturina, të cilat natyrisht ndikojnë negativisht në ndryshimet klimatike dhe përkeqësojnë cilësinë e jetës sonë.

Me letrën e furnizuar nga prodhuesit më të mirë në botë, Gulit mbështet ruajtjen e mjedisit dhe fakti është që të gjitha produktet tona mund të riciklohen, që do të thotë se të gjitha letrat, pasi janë përdorur, mund të rikthehen në procesin e prodhimit. Kështu, ne po kursejmë pyjet, mushkëritë e tokës të udhëhequr nga motoja NGA NATYRA NË NATYRË!

Boja, e siguruar nga kompanitë me rankimin më të lartë në botë, është çertifikuar me “Certifikatën për dhënien dhe përdorimin e shenjës së konformitetit OK COMPOST” të lëshuar nga Organizata Ndërkombëtare e Certifikimit AIB Vinçotte. Ato janë kontrolluar për pajtueshmëri me kërkesat e standardit EN 13432 nga OWS – Sistemi i Mbetjeve Organike – laborator ndërkombëtar testues, i cili ka një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e biodegradueshmërisë, biokompatibilitetit dhe toksicitetit të Eko. Ky lloj certifikimi u plotësua edhe me shtojcën shtesë OK COMPOST HOME, e cila dëshmon vëmendjen e dukshme jo vetëm për menaxhimin e mbeturinave industriale, por gjithashtu dhe mbi të gjitha te nevojat e konsumatorëve privatë, duke pasur parasysh përdorimin e synuar të produkteve të stampuara.

Dëshironi të mësoni më shumë rreth produkteve tona?

Back To Top