skip to Main Content

RRETH GULIT SHPK

Prodhuesi më i madh i thasëve te letrës dhe polipropilenit në Shqipëri

1995

Kompania GULIT ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 1995 duke importuar dhe tregtuar produkte të ndryshme. Më vonë, kompania u fokusua vetëm në importimin e thasëve të polipropilenit që përdoren për miell, grurë, misër etj. Që atëherë GULIT është bërë furnizuesi kryesor i tregut shqiptar në industrinë e paketimit.

2005

Në vitin 2005, ndërkohë që merej me importimin e produkteve të polipropilenit, kompania investoi duke blerë makineri për prodhimin e thasëve të letrës që përdoren për industrinë ushqimore dhe materialet e ndërtimit.

2011

Në gjurmët e suksesit të vazhdueshëm, në vitin 2011 GULIT investoi duke blerë më shumë makineri nga teknologjia më e fundit nga Austria, për prodhimin e thasëve të polipropilenit me dimensione të ndryshme që mund të përdoren për nje shumëllojshmëri produktesh.

2013

Në vitin 2013, GULIT investon duke blerë makineritë e fundit të teknologjisë gjermane për prodhimin e thasëve të letrës me dimensione të ndryshme, duke rritur diversitetin e produkteve, duke përmirësuar cilësinë dhe duke rritur sasinë e prodhimit me një kapacitet prej 60 milionë thasësh në vit.

SOT

Sot, GULIT është prodhuesi i vetëm i thasëve të letrës dhe polipropilenit në Shqipëri. Stafi ynë i inxhinierëve dhe teknikëve është trajnuar nga inxhinierë gjermanë dhe ka nivel të lartë profesional.

Qëllimi i GULIT është që të jetë lider në prodhimin e thasëve të letrës duke u ofruar klientëve tanë besueshmërinë, kosto të ulët dhe duke ndjekur mundësi të reja të zhvillimit të biznesit, për të ofruar çmime konkurruese me produkte të cilësisë së lartë, sipas standardeve evropiane.

Ne synojmë që së shpejti të jemi pjesë e tregut ndërkombëtar, me produktet tona, sepse jemi një nga kompanitë me kapacitetin më të lartë, në prodhimin e thasëve të letrës.

GULIT është i hapur për të punuar me të gjithë subjektet prodhuese dhe tregtare, të cilët përdorin thasë letre dhe polipropileni për paketimin e produkteve të tyre.

Dëshironi të mësoni më shumë rreth produkteve tona?

Back To Top